Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se në përbërjen e jurisë vlerësuese për kategorinë Postproduksion për film të metrazhit të gjatë ka një ndryshim:
Në vend të Gentian Koçit, anëtare e jurisë për këtë kategori është Sevdije Kastrati.
Gentian Koçi mbetet pjesë e jurisë për kategoritë:
- Filmi i metrazhit të gjatë artistik
- Koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik
- Filmi i metrazhit të gjatë avant-garde/eksperimental