close

Pas pjesëmarrjes në Cannes Focus Copro, Lost Frames ftohet në Montreal Nouveau Marche

Pas prezantimit të suksesshëm në Cannes Focus Copro, projekti i parë i gjatë i regjisorit kosovar Samir Karahoda, Lost Frames, është ftuar të marrë pjesë në Montreal Nouveau Marche, pjesë e Festival du Nouveau Cinema, një prej platformave më të rëndësishme të industrisë së filmit autorial në Amerikën e Veriut.

Në këtë kuadër, Lost Frames do të prezantohet në International Showcase dhe do të ketë mundësinë të zhvillojë takime një-me-një me disa prej platformave dhe kompanive më të rëndësishme ndërkombëtare si Netflix, Warner Bros, EuroImage, Arte Kino, Telefilm Canada, CBC si dhe distributor me renome botërore.

Këtë vit, vetëm 12 projekte nga e gjithë bota janë përzgjedhur për këtë program ekskluziv, duke i dhënë projektit kosovar një mundësi të veçantë për të ndërtuar bashkëprodhime të reja dhe për të forcuar praninë e kinemasë sonë autoriale në tregun global.

Lost Frames është projekt i përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në kategorinë Zhvillim Projekti në konkursin 2023-2024.

Partnerët tanë