close

Juria Vlerësuese 2025 - Film i metrazhit të shkurtë

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në kuadër të thirrjes së hapur për subvencionimin e projekteve filmike.

Ndërsa për kategoritë: Zhvillim i skenarit për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar dhe të animuar), Film i metrazhit të shkurtë artistik, Film i metrazhit të shkurtë dokumentar, Film i metrazhit të gjatë dokumentar, Film i metrazhit të shkurtë të animuar, Zhvillim projekti për film të metrazhit të gjatë, dhe Film i metrazhit të shkurtë artistik studentor, juria përbëhet nga: DEA GJINOVCI, ENEOS ÇARKA, IBER DEARI, SEVDIJE KASTRATI dhe SHPËTIM SELMANI.

DEA GJINOVCI
Dea Gjinovci është regjisore-producentes zvicerane-shqiptare me bazë mes Parisit dhe Gjenevës. Ajo ka fituar çmime për dokumentarin e shkurtër "Sans le Kosovo" (2017), përfshirë çmimin “Best National Film” në DokuFest. Dokumentari i saj me metrazh të gjatë debutues, "Wake Up on Mars" (2020), fitoi çmimin “Perspectives d’un doc” në Visions du Réel 2018 dhe u mbështet nga Sundance Institute dhe Ford Foundation JustFilms. Filmi pati premierë virtuale në Tribeca dhe Visions du Réel, dhe u vlerësua me “Best New Talent” në Biografilm 2020 dhe Zagrebdox 2021.

ENEOS ÇARKA
Eneos Çarka është artist mediatik, film-maker dhe studiues. Filmat e tij janë shfaqur në festivale prestigjioze si IDFA, HotDocs dhe Venice Architecture Biennale. Ai fitoi Çmimin FIPRESCI në 2023 për filmin e tij MFA "The Silence of The Banana Trees" dhe ka qenë anëtar jurie në kategorinë IDFA Youth Documentary në 2022. Dokumentari i tij i parë i metrazhit të gjatë, "Another Day", u prezantua në IDFA Luminous 2023 dhe përfundoi me nominim për “Best First Feature”.

IBËR DEARI
Ibër Deari është regjisor nga Kumanova, Maqedonia e Veriut. Filmi i tij i metrazhit të gjatë "Everybody Calls Redjo" fitoi çmimin “Best Film” në Bari International Film Festival (2025). Filmat e tij të tjerë, duke përfshirë "Farmer’s Blues", "A Long Way Home" dhe "Toka", janë shfaqur dhe kanë fituar çmime në festivalet IFFNY, Beach Film Festival dhe Kinenova. Ai gjithashtu ka prodhuar dhe bashkëdrejtuar dokumentarin "Antigona", i cili u përzgjodh zyrtarisht në Sheffield DocFest 2025.

SEVDIJE KASTRATI - DILL, ASC
Sevdije Kastrati - Dill është drejtore fotografisë nga Kosova, me rezidencë në Los Angeles. Ka diplomuar në Institutin Amerikan të Filmit në vitin 2011 dhe ka punuar në projekte artistike, dokumentare, filma të shkurtër dhe seriale televizive që u shfaqën në festivale të tilla si Tallinn Black Nights, Festivalin e Filmit në Toronto, Tribeca dhe Venedik. Filmat “Martesa” dhe “Zana” kanë përfaqësuar Kosovën në Oscars (2018 dhe 2020). Ajo është anëtare e American Society of Cinematographers, e Akademisë Evropiane të Filmit dhe e International Cinematographers Guild.

SHPËTIM SELMANI
Shpëtim Selmani i lindur më 16 maj 1986, është aktor dhe shkrimtar nga Kosova. Ai ka fituar cmime për aktrim në skenë dhe ka publikuar vepra letrare si "Shënimet e një Grindaveci" (2015), "Selected Poems 2010-2017" (2017) dhe romanin "Libërthi i Dashurisë" (2019), i cili fitoi EU Prize for Literature 2020 dhe është përkthyer në disa gjuhë. Për shfaqjen "Të Bardhët" Ministria e Kulturës e shpalli "Aktori më i mirë i vitit". 

Partnerët tanë