Qendra Kinematografike e Kosovës ka mbyllur zyrtarisht konkursin për mbështetjen e projekteve filmike, i cili është hapur më 22 maj 2025. Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 126 projekte filmike.
Lista e projekteve të pranuara për shqyrtim është ndarë sipas kategorive konkurruese si më poshtë:
- Film i metrazhit të gjatë artistik – 12 projekte
- Film i metrazhit të gjatë dokumentar – 7 projekte
- Film i metrazhit të shkurtër dokumentar – 8 projekte
- Film i metrazhit të shkurtër të animuar – 9 projekte
- Film i metrazhit të shkurtër artistik – 30 projekte
- Zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) – 26 projekte
- Zhvillim projekti për film të metrazhit të gjatë (artistik, dokumentar & animuar) – 5 projekte
- Film i metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor – 12 projekte
- Post-produksion për film të metrazhit të gjatë – 8 projekte
- Film i metrazhit të shkurtër artistik studentor – 4 projekte
- Film i metrazhit të gjatë avant-garde/eksperimental – 5 projekte
Listën e plotë të aplikuesve mund ta gjeni këtu:
https://qkk-rks.com/uploads/files/2025/July/08/Lista_e_Aplikuesve_20251751997710.pdf
Ju informojmë se kjo është lista e përgjithshme e aplikuesve. Lista e projekteve që kanë plotësuar kriteret administrative do të publikohet së shpejti.