close

Hapet thirrja për propozime për edicionin e 98 të çmimeve OSCARS

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 98-të të Academy Awards.

Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema apo platformë VOD, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 1 tetor 2024 dhe jo më vonë se 30 shtator 2025.

Gjatë periudhës kualifikuese dhe gjatë shfaqjes në kinema, filmi duhet të reklamohet dhe shfrytëzohet në atë mënyrë që konsiderohet normale dhe e zakonshme me praktikat e shpërndarjes së filmave të dedikuar për shfaqje të parë në kinema (theatrical release).

Filmat të cilët, në një formë apo tjetrën, realizojnë shfaqje publike jo në kinema dhe shpërndarje para shfaqjes kualifikuese, nuk do të merren në konsideratë për çmimet OSCAR. Shfaqje publike jashtë kinemave konsiderohen të jenë (por jo të kufizuara në): transmetimi dhe televizioni kabllor, PPV/VOD, shpërndarje DVD, shpërndarje gjatë fluturimeve ajrore, transmetime në internet etj.

Në këtë link gjeni detajet dhe rregulloren e plotë të Akademisë:

https://www.oscars.org/sites/oscars/files/98aa_international_feature.pdf

Propozimet mund të dërgohen përmes postës elektronike në:

[email protected]

apo fizikisht në:

Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga UÇK Nr. 273
10000 Prishtinë, Kosova

Afati i fundit për aplikim është 21 korrik 2025, ora 16:00.

Partnerët tanë