close

QKK HAP KONKURSIN PËR SUBVENCIONIMIN E PROJEKTEVE FILMIKE

Qendra Kinematografike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.

Këtë vit, përbrenda thirrjes kemi kënaqësinë të prezentojmë edhe një kategori të re: të filmit të metrazhit të gjatë me buxhet të ulët - avant garde/eksperimental.

Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - DOKUMENTAR

- FILM TË METRAZHIT TË GJATË -  ME BUXHET TË ULËT - AVANT GARDE/EKSPERIMENTAL

- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR ARTISTIK

- FILM I SHKURTËR - I ANIMUAR

- FILM I SHKURTËR - DOKUMENTAR

- FILM I SHKURTËR STUDENTOR

- ZHVILLIM I SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE I ANIMUAR

- POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

- BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË 

- ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE TË ANIMUAR

- FILM I SHKURTËR - I ANIMUAR

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK.

Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI.

Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike: 22.05.2025 - 25.06.2025

Partnerët tanë