close

Projektet Filmike të Përzgjedhura për Subvencionim në Kategorinë e Filmit të Metrazhit të Gjatë Artistik

Qendra Kinematografike e Kosovës shpall Listën e Projekteve Fituese të konkursit për mbështetjen e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, të hapur me datën 12 dhjetor 2024.

Në këtë thirrje kanë aplikuar gjithsej 12 projekte, dhe pas shqyrtimit nga juria vlerësuese (Tin Dirdamal, Norika Sefa, Antoneta Kastrati, Thomas Logoreci dhe Alireza Ghasemi) dhe komisioni financiar (Ilir Hasanaj, Ujkan Hysaj dhe Virgjina Peja) janë përzgjedhur 3 projekte për mbështetje financiare.

Lista e projekteve fituese gjendet në link.

QKK falënderon të gjithë aplikuesit për pjesëmarrjen dhe i inkurajon të aplikojnë në thirrjet e ardhshme.

Në përputhje me rregulloret e QKK-së, aplikuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë mbi këtë vendim brenda 8 ditëve nga data e publikimit të rezultateve. Ankesa duhet të dorëzohet fizikisht në QKK dhe të dërgohet në adresën zyrtare të QKK-së: [email protected].

Partnerët tanë