close

THYEJE HESHTJËN - Film i Gjatë Dokumentar

Titulli Origjinal: THYEJE HESHTJËN

Titulli Anglisht: BREAKING THE SILENCE

Përfundimi i projektit: 2020

Buxheti total: 176,000.00 EUR

Buxheti i subvencionuar nga QKK: 20,000.00 EUR

Gjatësia: 80 MIN

Regjia: EKI RAMADANI

Skenari: EKI RAMADANI & KUSHTRIM SHEREMETI

Producent: KUSHTRIM SHEREMETI

Bashkë-producenti:

Kompania: In My Country post Production.

Bashkë-Kompania:


Sinopsisi:

Në njëzetvjetorin e masakrës së Dubraves, ‘Thyeje heshtjen...’ do të shpalosë ngjarjet e dhimbshme që ndodhen disa dite pas fillimit të bombardimeve të NATO-se, në Maj të vitit 1999, ku humben jetën më shumë se 150 të burgosur.

Me vite të tëra ‘Masakra e Dubraves’ është propaganduar ne media dhe në mbledhjet e prokurorëve Serb, po edhe nderkombëtar, ‘Gjyqi i ardhshëm i madhë’ , gjyq ky që kurr nuk ndodhi.

‘Thyeje heshtjen...’ do të ballafaqohet me (mos)aksionet e autoriteteve vendore, atyre në Serbi si dhe autoriteteve nderkombëtare.

Me vite të tëra të mbijetuarit kanë dhënë dëshmi për krimet e luftës që kanë ndodhur në kompleksin e burgut në Dubravë.

Janë bërë analiza të ndryshme forenzike, janë shënuar intervistat e ekspertëve, janë bërë gati disa aktakuza për krime lufte, mirepo prapë se prapë, deri me tani për me shume se 19 vite, askush nuk është ballafaquar me drejtesinë.

Në kerkim të drejtësisë, ‘Theyje heshtjen...’ do të mundohet që të gërmoj më thellë se cdo herë tjetër, në të dy anet e ndarjës, vetëm që në mënyrën më njerëzore të mundëshme të arrijë ta shpalosë të vërtetën dhe atë se cka ndodhi në Dubravë.

Do te ju shtrojmë pyetje autoriteve relevante, se pse autorët e krimit u lanë të lirë të endën nëpër Europë.

Pse autoritetet serbe nuk ngriten gjyqe për këto krime lufte; si dhe përse nuk pati trysni më të madhe nga Bashkimit Evropian dhe SHBAve por edhe NATOa që të ndriqohen krimet në Burgun e Dubravës dhe që autorët të sillen para drejtsisë.

 

Kontakti i producentit: [email protected]

+38344143012

Partnerët tanë