close

QKK HAP KONKURSIN PËR SUBVENCIONIMIN E PROJEKTEVE FILMIKE

Qendra Kinematografike e Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë se ka hapur konkursin për subvencionimin e projekteve filmike.

Këtë vit, përbrenda thirrjes kemi kënaqësinë të prezentojmë edhe dy kategori të reja: të zhvillimit të skenarit për film të metrazhit të gjatë artistik dhe të animuar si dhe kategorinë për film të shkurtër studentor.

Poashtu, risi e kësaj thirrjeje është edhe zgjerimi i mbështetjes në bashkëprodhimin minor ku këtë vit përfshihet edhe filmi dokumentar. E njëjta vlen edhe për kategorinë post-produksion për film të metrazhit të gjatë, të cilit i shtohet edhe filmi dokumentar. Ndërkaq, tash e tutje, skenaristët kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje si skenaristë të pavarur në kategorinë Zhvillim i Skenarit.

Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:

- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR ARTISTIK

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - PËR REGJISORËT DEBUTANTË

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - DOKUMENTAR

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK

- FILM I SHKURTËR STUDENTOR

- ZHVILLIM I SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE I ANIMUAR

- FILM I METRAZHIT TË GJATË - I ANIMUAR

- POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

- BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË 

- ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË - ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE TË ANIMUAR

- FILM I SHKURTËR - I ANIMUAR

- FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR - DOKUMENTAR

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK.

Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI në uebsajtin tonë.

Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike: 20.12.2023 - 24.01.2024

Partnerët tanë