close

Mbahet ceremonia për nderë të jetës dhe veprës së aktorit Bekim Fehmiu

Kino Armata është vendi që u zgjodh për tu mbajtur një aktivitet shumë i veçantë. Ceremonia përkujtimore për nderë të jetës dhe veprës së aktorit kosovar me famë botërore, Bekim Fehmiu.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, i cili në fjalimin e tij Fehmiun e cilësoi si një ndër figurat qendrore të identitetit tonë kulturor. Ai u zotua se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e kulturës, me kujdes do ta kurojnë një program vjetor dhe të përhershëm për nderë të tij.

Image
Kryeministri i Kosoves z.Albin Kurti

Aty gjithashtu u ndanë çmimet vjetore për kinematografi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” iu nda z.Afrim Spahiut, kurse çmimin vjetor për kinematografi e mori More Raça.

Image
Ministri i Kultures z. Hajrulla Çeku dhe z. Afrim Spahiu

Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Hajrulla Ceku bëri të ditur vendimin mbi emërimin e grupit punues për hartimin e planit shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së Bekim Fehmiut.

Image
Kryeministri i Kosoves z. Albin Kurti dhe znj. More Raça

Në këtë ceremoni gjithashtu fjalën e morën: z.Agon Fehmiu, përfaqësues i familjes Fehmiu, miku i ngushtë i aktorit z.Milazim Salihu dhe aktori Enver Petrovci.

Our partners