close

Thirrje per aplikim OSCARS

Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin për filmin më të mirë të huaj OSCAR, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.
Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2016 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.

Kushtet i gjeni më poshtë:
RULES – Foreign Language FilmAward 

http://cepublic.oscars.org/uploads/D24AECE69BABF119B6F52FF59AA34D30/resources/89_FLFA_Rules.pdf

Data e fundit e propozimeve është 10 shtator 2017.

Propozimet duhet të dërgohen në formatin DVD në 8 kopje te:
Qendra Kinematografike e Kosovës
Komisioni Selektues për çmim Oscar
Qafa-Galeria Nr. 15
10000 Prishtina
Kosova

Our partners