close

RTK HAP KONKURSIN PËR BLERJEN E TË DREJTAVE TRANSMETUESE TELEVIZIVE PËR FILMAT NGA PRODUKSIONET VENDORE

KONKURS PUBLIK - RADIO TELEVIZIONI I KOSOVËS

Radio Televizioni i Kosovës ka hapur konkursin publik për blerjen e të drejtave transmetuese televizive për filmat e metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga produksionet e pavarura vendore. Në mbështetje të nenit 12, paragrafi 4, të Ligjit nr.04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, nenit 2 dhe 3 të Rregullores për procedurat dhe kriteret në përzgjedhjen e përmbajtjeve audiovizuele të producentëve të pavarur. 

Përmes projektit Maratona e Filmit Kosovar synohet plotësimi i kërkesave të audiencës në netët festive të Programit Festiv të Vitit të Ri 2024 në RTK ku ftohen produksionet vendore ose bashkëproduksionet me ato të huaja që të aplikojnë me një apo më shumë filma të metrazhit të gjatë dhe metrazhit të shkurtër (mund të ofrohet edhe pako e filmave).

Vlera e përgjithshme e paraparë për blerjen e filmave të përzgjedhur është 20,000.00 (njëzet mijë) euro.

Filmat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- Cilësia e skenarit, përmbajtjes, projektit ose program i regjistruar;

- Interesi publik lidhur me përmbajtjen e programit;

- Origjinaliteti i ideve;

- Çmimi, mënyra dhe kushtet e pagesës;

- Shtrirja e të drejtave të cilat jepen;

- Referenca e aktorëve, regjisorëve, kameramanëve, skenaristëve;

- Referenca e producentit të pavarur (përmbushja e rregullt e detyrimeve kontraktuale etj.)
 

Lidhur me të drejtat e autorit, RTK ka sqaruar se për prodhimin e pavarur fitues do të zotërojë të gjitha të drejtat për transmetimin televiziv të filmave në kanalet e saj transmetuese televizive, transmetimin premierë dhe ritransmetime sipas marrëveshjes.

- Formular aplikimi për prodhimin e pavarur audiovizual; shkarko formularin

- Leja e Produksionit për producentët e pavarur, lëshuar nga QKK;

- Certifikata e biznesit dhe numri fiskal;

- Deklaratë me shkrim, përmes së cilës producenti i pavarur vendor merr përsipër detyrimet në lidhje me të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me filmin, për transmetimin televiziv të veprës.

- Deklaratë me shkrim përmes së cilës producenti i pavarur vendor vërteton se nuk ka proces gjyqësor civil me RTK-në;

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet postës elektronike: [email protected]

Aplikimi është i hapur deri më 17.12.2023, 23:59h.

Gjeni formularin e aplikimit, këtu.

Partnerët tanë