close

Arben ZHARKU

Drejtor

+383 38 213 228

Arben Zharku (i lindur më 2 shkurt 1982 në Kaçanik, Kosovë) është aktor dhe producent nga Kosova. Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), Ai është njëri nga themeluesit dhe ish-drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Teatrit të Studentëve SKENA UP në Prishtinë (2003-2013). Arbeni është diplomua në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004 si aktor, dhe në vitin 2009 u diplomua në EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs). Nga viti 2003-2014 ka qenë gjithashtu Menaxher në Qendrën Multimedia në Prishtinë, e cila ka për qëllim zhvillimin e teatrit bashkëkohor dhe të fëmijëve. Si aktor, ai ka luajtur në shfaqje të ndryshme teatrore, si dhe në filma të ndryshëm. Si producent ai ka qenë i përfshirë në produksione të ndryshme filmike duke u përpjekur të ndërtojë infrastrukturën përkatëse dhe ai përpiqet vazhdimisht të zgjerojë njohuritë e tij duke fituar përvojë nga ekspertë të industrisë së filmit. Për tre vjet (2011-2013) ai ishte kryetar i Bordit të QKK-së. Ka fituar çmime ndërkombëtare dhe ka qenë anëtar i jurisë në festivalet të rëndësishme të filmit në botë. Arbeni është anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

Stafi Ynë

Partnerët tanë