close

'Zgjoi' mbështetet edhe nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë

Projekti filmik kosovar i mbështetur nga QKK, ‘Zgjoi’ me skenar dhe regji nga Blerta Basholli dhe me producent Yll Uka, gjeti mbështetje edhe në Agjencinë e Filmit në Maqedoni.


Ky film flet për Fahrijen, një grua e re që e ka burrin e zhdukur në luftë dhe që fillon një biznes të vogël bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj, në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
‘Zgjoi’ gjithashtu në PriFest fitoi çmimin ‘ Best Pitch Award’ në vlerë prej 80,000 € për post-production në Afrikën e Jugut.


Në konkursin e Agjencisë së Filmit të Maqedonisë, kanë gjetur mbështetje edhe projektet e regjisorëve kosovar si: ‘Skender Beg In Skopje’ nga Kastriot Abdyli dhe ‘The Baby’ nga Ben Apolloni.

 

Partnerët tanë