close

Filmi ‘Home’ nga More Raça është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar ‘St. Louis Film Festival’

Filmi ‘Home’ nga More Raça me producent Sunaj Raça pas premierës botërore në ‘Raindance Film Fesitval’ i cili u mirëprit nga publiku londinez dhe me rastin e kësaj premiere, rreth filmit shkruajti analizë edhe portali ‘The Critical Critic’ duke e cilësuar ‘Home’ si një dokument të rëndësishëm shoqëror dhe një pjesë të mirë të kinemasë, gjë që kritikët vlerësuan se nuk është e lehtë t’i kombinosh në film këto dy karakteristika.

Ky film tash vazhdon rrugëtimin në festivale tjera, ‘Home’ është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar, në ‘St. Louis Film Festival’ i cili do të mbahet nga 3 deri me 13 nëntor në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fituesit e çmimeve ‘Best Live Action Short’, ‘Best Animated Short’, ‘Best of Fest (Narrative Short)’, dhe ‘Best Documentary Short’ mund të aplikojnë për konsiderim në Oscars.

‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllaut dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

Ky film është prodhim i shtëpis

Partnerët tanë