close

QKK Shpallë fituesit për vitin 2011

 

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës i përbërë nga Arben Zharku – Kryesues, Burbuqe Berisha, , Ilir Kabashi dhe Arben Apolloni - anëtarë, në munges të anëtarit Agron Vula, i tubuar me datë 19.11.2011, pasi shqyrtoi vendimin e jurisë vlerësuese të konkursit për projekte filmike të datës 19.11.2011 solli këtë:

V E N D I M

Të subvencionojë këto projekte:

1. Filmi artistik i metrazhit të gjatë
Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë, në bazë të vendimit të jurisë, përzgjidhen këto projekte:

a) "Tri dritare dhe një varje" me skenar të Zymber Kelmendit dhe regji të Isa Qosjes, i shtëpive filmike N.SH. "CMB" dhe P.K. "ISSTRA", subvencionohet me shumën prej 250,000.00€ (dyqindepesëdhjetëmijë euro).

b) "Babai" me skenar dhe regji të Visar Morinës, i shtëpisë filmike N.SH. "Produksioni Krusha", subvencionohet me shumën prej 100,000.00€ (njëqindmijëmijë euro), me fuqi vepruese brenda vitit 2012, gjithmonë nëse producenti arrin të sigurojë mjete. Këtë të drejtë shtëpia filmike N.SH. "Produksioni Krusha" mund ta shfrytëzojë më së largu deri në 30 shtator të vitit 2012.

c) "Njerëz të tepërt" me skenar dhe regji të Arben I. Kastratit, i shtëpisë filmike N.SH. "Some Kind Of Productions", subvencionohet me shumën prej 20,000.00€ (njëzetëmijë euro), për realizimin e post-produksionit.

d) "Kthimi" me skenar dhe regji të Kastriot Abdylit, i shtëpisë filmike N.SH. "Shkupi Film", subvencionohet me shumën prej 29,000.00€ (njëzetëenëntëmijë euro), për pagesën e grupit të aktorëve nga Kosova.

e) "Autobusi" me skenar dhe regji të Jeton Budimës, i shtëpisë filmike "City Film", subvencionohet me shumën prej 3,500.00€ (tremijëepesëqind euro), për zhvillimin e Skenarit sipas sugjerimeve të Jurisë, me kusht që të sjell skenarin e plotësuar para afatit të konkursit të ardhshëm të QKK-së.

2. Film artistik (metrazhi i shkurtër)
Në kategorinë e projekteve të filmave të shkurtër artistikë përzgjidhen për realizim:

a) "Zëvendësimi", me skenar dhe regji të Ilirjan Himajt, i shtëpisë filmike N.SH. "Tri dritare", subvencionohet me shumën prej 13,000.00€ (trembëdhjetëmijë euro).

b) "Ne të tre", me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, i shtëpisë filmike N.T.SH." Init Production", subvencionohet me shumën prej: 8,000.00€ (tetëmijë euro).

c) "Përqafimi i fundit", me skenar dhe regji të Lulzim Guhelli, i shtëpisë filmike N.T.SH. "CINEPRODUCTION", subvencionohet me shumën prej 1,500.00€ (njëmijëpesëqind euro) për zhvillimin e Skenarit sipas sugjerimeve të Jurisë, me kusht që të sjell skenarin e plotësuar para afatit të konkursit të ardhshëm të QKK-së.

3. Filmi dokumentar
Në kategorinë e filmave dokumentarë përzgjidhen projektet:

a) "Tingujt e rrënjës", me skenar dhe regji të Shota Bukoshit, i shtëpisë filmike N.SH. "3V", subvencionohet me shumën prej 15,000.00€ (pesëmbëdhjetëmijë euro)

b) "Heil Hitler", me skenar dhe regji të Alban Mujaj-t, i shtëpisë filmike N.Sh. "MF GR Media Film Productions", subvencionohet me shumën prej 5,000.00€ (pesëmijë euro)

4. Film i animuar
Në kategorinë e filmit të animuar përzgjidhet projekti "Përtej", me skenar dhe regji të Nexhat Krasniqi, i shtëpisë filmike "Studio Nekra", i cili subvencionohet me shumën prej 20,000.00€ (njëzetmijë euro)

Partnerët tanë