close

QKK Shpallë projektet fituese të vitit 2012

 

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës i përbërë nga Arben Zharku – Kryesues, Burbuqe Berisha, Agron Vula, Ilir Kabashi dhe Arben Apolloni - anëtarë, i tubuar me datë 25 e 26.07.2012, pasi shqyrtoi propozimin e Jurisë Vlerësuese të konkursit për projekte filmike të metrazhit të gjatë të datës 24.07.2012 solli këtë:

                

V E N D I M

Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të gjatë, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:

 

1.      Mbretëria e Therrave, me skenar të Anton Ndrecaj dhe regji të Zana Radogoshit dhe Anton Ndrecaj, i produksionit N.SH. “SHORTCUT”, me producent Fitim Shalën,  subvencionohet me vlerë prej 113,000.00 € (njëqidetrembëdhjetëmijëeuro).

2.      Ngasësi, me skenar të Arben I. Kastratit dhe regji të Valter Lucajt, i produksionit N.Sh. ORION, me producent Kushtrim Sheremeti, subvencionohet me vlerë prej 110,000.00€ (njëqindedhjetëmijëeuro).

3.      Gold, me skenar dhe regji të Bujar Alimanit, i produksionit N.SH. “GEGNIA FILM”, me koproducent Valon Jakupaj, subvencionohet me vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetëmijëeuro).

4.      Gone back, me skenar dhe regji të Ernest Mehollit, i produksionit N.SH. “ILLYRIA FILM”, me producent Ernest Mehollin, subvencionohet me vlerë prej 30,000.00 € (tridhjetëmijëeuro).

5.      Dashuria dhe të tjera raste vdekjesh, me skenar të Gert Steinheimer, Florian Frerichs e Stephan Warnatsch dhe regji të Miguel Angelo Pate, i produksionit G-ON FILM PRODUCTION SH.P.K., me producent Agron Shalën, Agron Krasniqin dhe Florian Frerichs, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro).

6.      Sworn Virgin/Virgjëresha e përbetuar, me skenar të Franceska Virgin e Laura Bispuri dhe regji të Laura Bispuri, i produksionit N.SH. “CIRCLE PRODUCTION”, me koproducentBesnik Krapin dhe Arzana Krajën, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro).

 

Projektet për zhvillim skenari

 

1.      Histori maje kulmi, me skenar dhe regji të Gazmend Nelës, i produksionit N.SH. “FRAME”, me producent Gazmend Nelën dhe Arben Shalën, subvencionohet me vlerë prej 3,500.00€ (tremijepesëqind) dhe

2.      Unë të dua Ana Andrea, me skenar dhe regji të Arsim Halitit, i produksionit N.SH. “PRO MEDIA”,  me producent Gazmend Elshani, subvencionohet me vlerë prej 3,500.00€ (tremijepesëqind).

 

Në kategorinë e filmit artistik të metrazhit të shkurtër, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte: 

1.      Kanarinët e dijnë, me skenar të Kaltrina Krasniqit dhe Genc Salihut dhe regji të Kaltrina Krasniqit, i produksionit N.T.P. “DIT E NAT LIBRA, me producent Kaltrina Krasniqin, subvencionohet me vlerë prej 13,500.00 € (trembëdhjetëmijepesëqindeuro)

2.      Përqafimi i fundit, me skenar dhe regji të Lulzim Guhellit, i produksionit N.T.SH. “CINEPRODUCTION”, me producent Trim Musliun, subvencionohet me vlerë prej 13,000.00 € (trembëdhjetëmijeuro).

3.      Kali i shkumësit, me skenar të Alban Ukaj dhe regji të Yll Çitakut, i produksionit VIDEO PRODUKSION KOPERATIVA, me producent Arian Rexhepin, subvencionohet me vlerë prej 12,000.00 € (dymbëdhjetëmijëeuro).

4.      Ballkoni, me skenar dhe regji të Lendita Zeqirajt, i produksionit N.SH. “N’ART”, me producent Bujar Kabashin, subvencionohet me vlerë prej 10,000.00 € (dhjetëmijëeuro) dhe

5.      Çlirimi, me skenar deh regji të Burim Halitit i produksionit N.Sh. “EUREKA FILM PRODUCTION”, me producent Erald Sava, subvencionohet me vlerë prej 9,000.00 € (nëntëmijëeuro)

 

 

Në kategorinë e filmit dokumentar, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte: 

1.      Vatër/Atdheu, me skenar dhe regji të Pamela Cohn i produksionit N.SH. “PUNETORIA FILMIKE”, me producent Jeton Jagxhiu,subvencionohet me vlerë prej 25,000.00 € (njëzetëepesëmijëeuro).

 

2.      Toka e Grave, me skenar dhe regji të Orhan Kerkezit, i produksionit N.SH. BUTTERFLY, me producent Faton Hasimja, subvencionohet me vlerë prej 10,100.00 € (dhjetëmijenjëqindeuro).  

 

Për zhvillim skenari:

 

1.      Projekti: Nëna dhe Hëna , me skenar të Ilir Shaqirit dhe regji të Mahir Musliut i  produksionit ENVINION Sh.p.k., me producent Mahir Musliu, subvencionohet me vlerë prej 2,500.00 € (dymijëepesëqindeuro).

 

 

Në kategorinë e filmit të animuar, në bazë të propozimit të Jurisë Vlerësuese, përzgjidhen për subvencionim dhe realizim këto projekte:

 

1.      Fija e barit n’beton, me skenar dhe regji të Dritëro Mehmetaj i produksionit NTSH “ANYMATE”, me producent Leutrim Bajrami, subvencionohet me vlerë prej 14,000.00 € (katërmbëdhjetëmijëeuro) dhe

2.      Alone, me skenar të Faton Laknës dhe regji të Jeton Laknës i produksionit NSH “DIGITAL DIMENSION”, me producent Jeton Laknën, subvencionohet me vlerë prej 13,000.00 € (trembëdhejtëmijëeuro).

Partnerët tanë