close

QKK Shpallë fituesit për filma të shkurtër dhe dokumentar

Shpallen fituesit per filma te shkurter dhe dokumentar - 24/06/2013

 Këshilli Drejtues në mbledhjen e mbajtur me datë: 24.06.2013, në përbërje prej: Arben Zharku – Kryesues, Agron Vula, Ilir Kabashi dhe Ben Apolloni - anëtarë, në mungesë të anëtarit Valon Kashtanjeva, pas shqyrtimit të propozimeve të Jurisë vleresuese për subvencionim/bashkëfinancim të projekteve të filmave dokumentarë, të datës: 21.06.2013, mori këtë:

 

V E N D I M

 

Në kategorinë e filmit të shkurtër, në bazë të propozimit të jurisë, subvencionohen këto projekte:

1. “Të Pafajshmit” me skenar dhe regji të Amir Vitisë, i shtëpisë filmike Production “ON OFF”, me producent Amir Vitija, subvencionohet me shumën prej 9,600.00€ (nëntëmijëegjashtëqindeuro).

2. “Once upon a time in the norther Kosova” me skenar dhe regji të Eki Rrahmanit, i shtëpisë filmike “In My Country Production”, me producent Donall M’Cusker, subvencionohet me shumën prej 15,500.00€ (pesëmbëdhjetëmijëepesëqindeuro). dhe

3. “Kutia” me skenar të Naser Shatrollit dhe regji të Eno Milkanit, i shtëpisë filmike “Jam Production”, me producent Alban Makolli subvencionohet me shumën prej 15,500.00€ (pesëmbëdhjetëmijëepesëqindeuro).

 

Ndërsa në kategorinë e filmit dokumentar, në bazë të propozimit të jurisë, subvencionohen këto projekte:

4. “Shenjat e të kaluarës” me skenar të Muharem Fusa dhe regji të Muhamed Bytyqit, i shtëpisë filmike Radio Televizioni “BESA”, me producent Mamer Fusha, subvencionohet me shumën prej 9,900.00€ (nëmtëmijëenëntëqindeuro).

5. “Ura” me Skenar dhe regji të Valmira Hysenit, i shtëpisë filmike Shqip Film L.L.C, me producente Valmira Hyseni, subvencionohet me shumën prej 9,300.00€ (nëntëmijëetreqindeuro).

6. “Kosova Dogs” me skenar dhe regji të Blerdi Malushit, i shtëpisë filmike Maximus, me producent Blerdi Malushi, subvencionohet me shumën prej 8,900.00€ (tetëmijëenëntëqindeuro).

 

Në këtë kategori, sipas propozimit të Jurisë, Këshilli Drejtues vendosi që ta përkrahë për zhvillim skenari projektin:

1. “Edit Durham”, skenarin e Ilaz Thaqit dhe Berat Miftarit, i shtëpisë filmike Çak Consulting Production, me producent Nuredin Ramadani, përkrahet me shumën prej 2,500.00€ (dymijëepesëqindeuro).

Partnerët tanë