close

Arta Dobroshi fituese e Shooting Stars 2013

E nominuara nga Qendra Kinematografike e Kosoves, aktorja Arta Dobroshi eshte fituese e Shooting Star 2013, dhe eshte renditur mes 10 aktoreve me te mire te rinje te Evropes.

Ne ceremonine qe do te mbahet ne skenen kryesore te Berlinales prej 9-11 shkurt 2013, Arta do te merr shperblimin me te cilin e vleresoi juria e Shooting stars. E ata ishin: Alba Rohrwacher aktore nga Italia, Jasmila Žbanić regjisore nga Bosnja, Bettina Brokemper producente nga Gjermania, Jina Jay agjente e kastingut nga Britania e Madhe dhe Thierry Chèze gazetar filmi nga Franca perzgjodhen 10 aktoret me te mire te rinje te Evropes.

Ne deklaraten e jurise, nder tjera thuhet: ‘Unanimisht jemi te impresionuar me kete gjenerate te aktoreve Europian, dhe nivelin e te nominuarve. Per nje gje jemi te sigurt, zgjedhja jone do te jep fokusin artisteve te vertete qe e meritojne kete’.

Arta Dobroshi ne press konferencen e organizuar nga QKK per kete rast tha: “Po ndihem teper e nderuar per kete cmim, eshte moment madheshtor per mua dhe per vendin tim Kosoven. E kom pasur enderr te jem “Shooting Star”, por per shkak se nuk kemi qene shtet dhe anetare te European Film Promotion, nuk kemi pasur mundesi te jemi te nominuar per ‘Shooting Stars’. Faleminderit shume Qendres Kinematografike te Kosoves per antaresimin ne European Film Promotion. Cdo dite e me shume po e deshmojme qe jemi qytetare te botes dhe se mund te arijme cfaredo qe kemi ne zemer.”

Perveq Arta Dobroshit nga Kosova, 10 aktoret me te mire te rinj te Evropes per 2013 jane: Mikel Boe Folksgaard nga Danimarka, Laura Birn nga Finlanda, Christa Theret nga Franca, Saskia Rosendahl nga Gjermania, Luca Marinelli nga Italia, Ada Condeescu nga Rumania, Jure Henigman nga Sllovenia, Nermina Lukac nga Suedia dhe Carla Juri nga Zvicrra.

Me anetaresimin e Qendres Kinematografike te Kosoves ne European Film Promotion ne maj te ketij viti ne Cannes, Kosova u be anetare e barabarte e kesaj organizate evropiane me 34 shtete, dhe fitoi te drejten te nominon aktore ose aktore per programin Shooting Stars.

‘Jam teper I gezuar dhe krenar per Arten, por edhe me faktin qe Kosova si anetare e re e European Film Promotion, me nominim e pare edhe e fiton ate. Ka shtete qe kurre nuk kane arritur ta fitojne. Ky eshte benefiti I pare dhe konkret per industrine tone te filmit me anetaresimin ne EFP, dhe te tjerat do te pasojne. Producentet dhe regjisoret tane poashtu do te kene te drejte garimi per shperblimet ne programet tjera adekuate per ta te organizates European Film Promotion’ tha Fatos Berisha, drejtori i Qendres Kinematografike te Kosoves.

European Film Promotion eshte organizate panevropiane per promovimin e kinematografise,e formuar ne vitin 1997 ne perberjen e se ciles jane 34 shtete evropiane, ndersa programi i saj Shooting Stars – Aktoret me te mire te rinj evropian eshte finansuar nga program Media I Bashkesise Evropiane dhe shtetet anetare.

Partnerët tanë