close

Filmi “Shok” fillon xhirimet

“Shok” është filmi i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji të Jamie Donoughue me një koproduksion Kosovë-Angli. Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, “Shok” është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Xhirimet e filmit fillojnë të mërkuren me datë 12.11.2014 dhe do të zgjasin 5 ditë me lokacione kryesisht në Mitrovicë. Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Asistente e regjisë është regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.

Partnerët tanë