close

Filmi "Nëntor i Ftohtë" i Ismet Sijarinës Premierë Botërore në San Sebastian

Filmi "Nëntor i Ftohtë" i Ismet Sijarinës Premierë Botërore në San Sebastian

Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarinës "Nëntor i Ftohtë" do të mbahët në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit.

Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, ku do të jetë pjesë e konkurencës zyrtar në Seksionin e Regjisorëve të Ri.

Ky është një zhvillim i madh për kinematografinë e Kosovës dhe pasqyron një trend të sukseseve në rritje për industrinë e filmit në Kosovë”, u shpreh drejtori i QKK-së Arben Zharku.

Image

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillimviteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Image

Secili njeri, pa marr parasysh rolin dhe ndikimin e ti në shoqëri, ka nje rrëfim për ta thënë.
Ka shumë rrëfime të tilla që mbesin të pathëna, ngase konsiderohen poaq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë”, është një nga keto rrëfime që nuk do duhej të thuhej! Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërteta, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim. Fadil e ka emrin, jeton në Prishtinë përgjatë fillimviteve të 90-ta, ka gruan, dy fëmijë, babain dhe një rrëfim, që kërkon kureshtjen tuaj!
“, u shpreh regjisori, Ismet Sijarina.

Nëntor i ftohtë” për mua është dashuri në lexim të parë. Film që trajton vitet e mbrapshta të shoqërisë tonë! Tregim i munguar i kinematografisë Kosovare, në të cilin unë kam patur kënaqësinë të jemë producent dhe aktor. Pranimi në konkurencë zyrtare në njërin prej festivaleve më të mëdha të botës “San Sebastián” në Spanjë është shpërblimi më i madh që mund ti bëhet sakrificës së produksionit dhe tërë ekipit”, shtoi Fatmir Spahiu, producent.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Image

Partnerët tanë