close

Okarina - Regjisorë Debutant

Titulli Origjinal: Okarina

Titulli Anglisht: Okarina

Gjatësia: 90 min

Regjia: Alban Zogjani     

Skenari: Alban Muja

Producent: Shpend Zogjani

Kompania: ASHA

Synopsis:
Tregimi flet për një familje shqiptare e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë, detyrohet të merr rrugën e emigrimit në Evropë. Familja për të cilën flitet është e vendosur në një qytezë të Suedisë, ku bëjnë një jetë modeste. Në një moment krejt të papritur, çifti të cilët janë rreth të pesëdhjetave Selvia dhe Shaqa, pranojnë vendimin për t’u kthyer në Kosovë, me arsyetimin se Kosova pas luftës është vend i lirë. Shaqa nuk e pranon në mënyrë tragjike ketë vendim të “Pritur” por nuk mund të themi njësoj edhe për Selvinë. Dëshpërimi i saj vije për faktin se dy vajzat e tyre janë ambientuar me stilin e jetesës në Suedi.

 

Selvia e njofton punëdhënësin e saj se duhet ta lërë punën për t’u kthyer në Kosovë, por ai i propozon të qëndrojë ilegalisht në Suedi. Drama fillon të përshkallëzojë kur vajza e tyre Vjosa ju kumton lajmin se është shtatëzënë. Për t’i dhënë jetë dramës më shumë, Selvia, duke dashur të bëjë zgjidhje për qëndrim, gjenë “Strehim” pranë Erikut, punëdhënësit të saj. Më pas, Vjosa kërkon të abortojë sepse i ati i fëmijës nuk është fare aty dhe i përket racës së verdhë. Shaqa nuk guxon të ballafaqohet edhe me këtë “Incident” mendon Vjosa. Tani që drama zhvillohet në dy kahje ende është e menaxhueshme.

 

Por ngrinë ndjenjat kur Selvia në njëren anë dhe Vjosa në tjetrën duhet të dalin përballë të vërtetës para Shaqës.

Një burrë shqiptar, me vetëdije për “moralin” dhe konceptin për familjen, i zënë në cepin e humnerës, para sorollatjes perfundimtare, fillon t’a zgjojë tërbimin brenda vetes.

Ai më nuk është vetja.

Është bisha e mbyllur brenda tij të cilit i shket e shoqja, ndërsa e bija ia thellon dhimbjen. Shaqa tani më nuk e din nëse i takon një vendi apo një kohe dhe në kërkim të këtyre e gjenë veten të aksidentuar para një automjeti. Nga perspektiva e frymemarrjes së tij të fundit, e shohim atë qytet dhe ata njerëzt të kethyer prapthi. Kjo perspektivë është ajo që përsëritet si “Fati” i shumë shqiptarëve nëpër botë që rendin pas egzistencës.

 

Kontakti i producentit:
Shpend Zogjani

[email protected]
+38349940301

Our partners