close

THE LAND WITHIN ME - Film i Gjate Artistik

Titulli Origjinal: “Toka brenda meje”

Titulli Anglisht: : “ The Land with in me”

Gjatësia: 120min

Regjia: Fisnik Maxhuni

Skenari: Fisnik Maxhuni

Producent: Valon Bajgora, Britta Rindenlaub, Amaury Ovise

Kompania: Ikone-Studio (Kosovo), Alva Film (Swiss), Kazak Productions (France)


Synopsis:

KOSOVË, Fshati Trimat, 1983. Në prag të luftës e cila do të shkaktojë 25 000 të vdekur, martesa e një shqiptare muslimane dhe një serbi ortodoks ndez mendjet. Vrasja e tyre do ta hap një plagë. Ky sekret dhe pasojat e tij do të kthehen në sipërfaqe 25 vite më vonë.

Në vitin 2008, Vali jeton në Zhenevë prej se kur ka ardhur i vetëm si refugjat në vitin 1998  në moshën 16 vjeç, si një i mitur pa përcjellje. Lëndimet fizike dhe psikologjike të marrë gjatë luftës në Kosovë ia kanë mundësuar ta fitojë azilin e përkohshëm. Punon në një ndërmarrje ndërtimi, ka pasion për astronomi dhe ka një lidhje me Kalipson, por pa u thelluar shumë në atë  lidhje.

Prindërit që e kishin birësuar në Kosovë dhe një pjesë e madhe e familjës së tij kanë vdekur gjatë konfliktit dhe ai nuk ka pasur më kontakt me vendin e tij përgjatë 10 vite. Megjithë kërkesat e kusherirës së tij Unës, një thirrje e Skenderit, dajës së tij që po vdes e bind megjithatë që të kthehet në Kosovë për t’u munduar të zgjidh misterin rreth lindjes së tij.

Kur mbërrinë në vend, gjithçka ka ndryshuar, nën një petk modernitetit, fshati i duket si një Fshat Potemkine në shkallën kombëtare, por dukja është mashtruese. Për ata që kanë mbetur aty, Vali është një emigrantë që ka pasur një jetë të sukseshme, që ka një punë dhe nuk merret më me të kaluarën. Vali do t’a paguaj shtrenjtë këtë perceptim të gjërave : familja që i ka mbetur nuk e pranon dhe e konsideron si tradhtar. Dhe Skenderi, i vetmi që do të kishte mundur t’i përgjigjet pyetjeve të tij, ka ra në komë.

Në Trimat, një ekip ndërkombëtar shkencëtaresh të dërguar nga Kombet e Bashkuar është gati t’a hap një varrë massiv nga lufta e fundit, ku mendohet se gjinden më shumë se 200 trupa të hedhur aty gjatë luftës. Koha është ndalur, në pritje të identifikimit të trupave. Kjo situatë dhe koma e dajës së tij e detyrojnë Valin të qëndrojë në Trimat, por pa ditur çka duhet të prit. Lidhet prapë me kushërinen e tij, dashuria e rinisë.

E mbetur beqare,  Una nuk ka mundur ta harroj dashurinë e saj për Valin. Megjithatë po mban distancë duke dyshuar në sinqeritetin e djalit të ri. Ashtu sikur fshatarët e tjerë, Una mendon se Vali ia ka shitur fshatin trupave serbe. Por me dashurinë e tyre që po ringjallet, ajo megjithatë sheh se ai është një burrë i lënduar dhe i brishtë, lidhja e tyre brengos familjen. E alarmuar nga situata, gruaja e dajës e saj ia zbulon një sekret Unës : në fakt, Vali është vëllai i Unës. Una largohet për t’i ikur së vërtetës.

Derisa ekshumimi i varrit masiv mbaron, një trup mungon nga lista e të zhdukurve : ai i Fatimes, motrës së Skenderit, Vali mëson nga goja e fshatarëve që ajo grua është në fakt nëna e tij, e tija dhe e Unës. Ndërkohë Skenderi vdes. Ai ia ka lënë një letër Valit :  ia zbulon vrasjen e bërë nga ai i motrës së tij Fatimës dhe të burrit të saj Ljubomirit, një serb ortodoks. Në momentin kur lufta do të fillonte, martesa e motrës së tij e ka çmendur atë dhe urrejtja e Skenderit e ka shndërruar atë në vrasës.

Zbulimi i këtj sekreti të tmerrshëm do t’i shtynë Valin dhe Unën të ballafaqohen me fëmijërinë e tij dhe me plagët e shkaktuar nga lufta. « Toka ime » është film mbi mundësinë e së vërtetës, në një vend që e njeh vetëm mbijetesën.

.

Kontakti i producentit:

Valon Bajgora / +383 45 505 308

[email protected] / www.ikone-studio.tv

 

Our partners