close

COLD NOVEMBER by Ismet Sijarina triumphs at Zurich film festival

Çmimin e audiencës e rrëmbeu filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë” në Zurich Film Festival, ku prezent në premierë ishin regjisori Ismet Sijarina dhe producenti e aktori Fatmir Spahiu.

“Selektimi në konkurencë zyrtare është verifikim për vlerën artistike të filmit, por shperblimi i publikut është ri-verifikim se audienca e gjerë bashkndjenë me rrefimin tonë. Ndjehem i nderuar dhe i falenderoj, të gjithë ata që e pëlqyen dhe votuan filmin tonë.
Përjetësishtë mirënjohës!”- u shpreh regjisori Sijarina.

Ndërsa producenti Spahiu tha që: “Ky çmim është i veçant për shumë arsye, e para është çmimi i parë për filmin, i pari për mua si producent, dhe krejt në fund vjen nga një audiencë e kombinuar Shqiptaro-Zvicerane të cilët në mënyrë të barabart e bashkëndjenë filmin. Falemderit të gjithëve që votuat.”

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, bashkëproducent Paskal Semini, Valon Bajgora, Regjia Ismet Sijarina.

Our partners