Për Ne

Për Ne

Qendra Kinematografike e Kosovës është institucion me atributet e autoritetit qendror për kinematografi.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka për objektiv realizimin e politikave në fushën e kinematografisë që pasqyrojnë interesin publik.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka organet e saj drejtuese: Këshillin Drejtues dhe Drejtorin.

Këshilli Drejtues përbëhet prej 5 anëtarëve.

Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës është Arben Zharku.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka Statutin e vet të miratuar nga Ministri i Kulturës.

Qendra Kinematografike e Kosovës në përputhje me buxhetin e miratuar shpall konkurs çdo vit.

Mënyra dhe kushtet e konkurimit përcaktohen në konkursin vjetor, sipas ligjit dhe akteve tjera.

Këshilli Drejtues miraton dhe subvencionon projektet filmike në bazë të përzgjedhjes nga juria vlerësuese dhe të raportit të Komisionit financiar.