FAMU Scholarship

FAMU Scholarship

Qendra Kinematografike e Kosovës në bazë të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkollës së filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura FAMU në Pragë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, shpall:

NJOFTIM PËR BURSË PËR PROGRAMIN MASTER NË FAMU

Qendra Kinematografike e Kosovës ofron bursë të plotë studimi, për kandidatët të cilët regjistrohen në programin Master në Akademinë e arteve të Bukura në Pragë në këto drejtime:
a. Regji,
b. Skenar dhe
c. Kamerë (Drejtori i fotografisë)

Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU, përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, ndërsa shpenzimet e shkollimit, banimit dhe transportit mbulohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Për të aplikuar për Kamerë (Drejtori i fotografisë) klikoni këtu: http://www.famu.cz/eng/departments/cinematography-department/deadline-for-application-for-new-cinematography/

Për të aplikuar për Skenar dhe Regji klikoni këtu: http://international.famu.cz/page.php?page=43

Afati i fundit për aplikim në këto tri programe është data: 1 Prill 2014.
Ndërsa afatet për programet tjera do t’i publikojmë në të ardhmen.